Ora News - Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe një shkop gome, arrestohet pronari i lokalit

Ora News - Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe një shkop gome, arrestohet pronari i lokalit

Subscribe në Ora News këtu Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", gjatë mbrëmjes së djeshme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të mbështetura nga FNSH Fier kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Lushnjes.br br Nga kontrollet e ushtruara në lokalet e natës, u godit një rast i shpërndarjes së drogave të forta.br br U sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.br br Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 12 persona.br br Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:br br ?Redjon Caushi, 24 vjeç, banues në Lushnje.br br Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lokalin "Bar lloto" në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë.br br Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.br br Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.br br Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M, 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetë 1 dozë me lëndë narkotike Cannabis Sativa.br br Materialeti kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo e shitja e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 285a, 2831 dhe 279 të Kodit Penal.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-28

Duration: 00:53