Ekskluzive/ Mbytet peshkarexha në grykëderdhjen e lumit Seman, shpëtohen 4 marinarët

Ekskluzive/ Mbytet peshkarexha në grykëderdhjen e lumit Seman, shpëtohen 4 marinarët

Peshkarexha Luar është mbytur mbrëmjen e së shtunës në detin Adriatik pranë grykëderdhjes të Semanit, e cila ishte nisur nga Porti i Durrësit.br br Gazetari i 'Report TV' Arsen Rusta, ka mësuar se në bordin e anijes kanë qenë 4 peshkatarë.br br Alarmi për mbytjen e anijes është dhënë nga një telefonatë që ka mbërritur në Policinë e Shtetit, e cila më pas ka informuar Rojen Bregdetare.br br Pas marrjes së informacionit, në grykëderdhjen e lumit Seman ka nisur një operacion masiv shpëtimi përmes anijes ushtarake Elton1 të nisur nga Vlora.br br Operacioni bëri të mundur shpëtimin e katër anëtarëve të ekuipazhit të anijes, e kishte pësuar një defekt në motor që më pas i shkaktoi edhe mbytjen.br br Burime për Report TV nga ky operacion shpëtimi bënë me dije se peshkatarët në momentin që panë rrezikun veshën jelekët e shpëtimit dhe u hodhën në det duke luftuar me dallgët për të mbijetuar.br br Më herët anija Luar ka rrezikuar mbytjen edhe në vitin 2013.br br a.de.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-09-30

Duration: 00:59

Your Page Title