Haradinaj: Kufijtë nuk preken - News, Lajme - Vizion Plus

Haradinaj: Kufijtë nuk preken - News, Lajme - Vizion Plus

Kosova ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen lidhur me marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit.Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, pas vizitës zyrtare në ShBA.Edhe për dialog e kam informuar se zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme. Ka pasur interesim për pikëpamjet e Prishtinës në ketë drejtim. Kemi dhënë sqarimet e duhura në çdo takim të mundshëm si me sekretarin e NATO-s, si me përfaqësuesit e shteteve, kongresmen, senatorë, kanë shprehur pikëpamjet se një marrëveshje obligative ligjore për njohje me Serbinë është interes i yni dhe ne mbesim në dialog dhe e synojmë një marrëveshje të tillë, por jo përmes lëvizjes së kufijve apo territorit. Kosova është në kufijtë e 17 shkurtit 2008.Haradinaj theksoi  se nga të gjitha takimet që ka pasur atje me përfaqësues amerikanë, ka marrë mbështetje për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-09-30

Duration: 01:06

Your Page Title