Ora News - INSTAT: Tirana me shpenzimet më të larta, Dibra më të ulta

Ora News - INSTAT: Tirana me shpenzimet më të larta, Dibra më të ulta

Subscribe në Ora News këtu Një familje në Shqipëri shpenzon mesatarisht 73.400 lekë në muaj.Të dhënat e INSTAT tregojnë se peshën kryesore në këto shpenzime e mbajnë ushqimet dhe pijet jo-alkolike por edhe për këto shqiptarët kanë kursyer gjatë 2017 krahasuar me 2016.Ndërsa vlen të theksohet se ka pasur rritje të shpenzimit të të ardhurave mujore për blerje duhani e alkooli.br br Shpenzimet e një familje janë rritur lehtë gjatë 2017 dhe mesatarisht një familje me rreth 4 persona harxhon 73.400 lekë në muaj.br br Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se peshën kryesore në këto shpenzime e mban blerja e ushqimeve dhe pijeve alkoolike.br br Por konstatohet se ky nëngrup ka pësuar një ulje të lehtë duke nënkuptuar se shqiptarët kanë blerë më pak.br br Grupi ?Ushqime dhe pije jo-alkoolike?, ka një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 32.347 lekë, i cili zë një peshë prej 44,1 në buxhetin familjar.br br Disa nga produktet kryesore që blejnë familjet shqiptare janë ?qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë?, ?bukë dhe drithëra? ?mish dhe nënprodukte? ndjekur nga ?perimet?dhe ?frutat?.br br Ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur një rritje të shpenzimeve për blerje duhani e alkooli me rreth 2.1 .br br Ndërsa më shumë para familjet shqiptare kanë harxhuar për "Transportin? në vitin 2017 si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin ?karburantë dhe lubrifikantë? si dhe për shëndetin e lidhur kjo me rritjen e çmimit të medikamenteve.br br Nëse bëjmë një krahasim të shpenzimeve mujore të familjeve Tirana është më e shtrenjta me 87.968 lekë në muaj e ndjekur nga Durrësi, Shkodra e Lezha ndërsa Dibra ka nivelin më të ulët të shpenzimeve për familje edhe pse ka një numër më të lartë të anëtarëve për një familje.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-01

Duration: 01:33