Jorida Tabaku: Arrestimi i Rexhep Rrahjas vetëm për fasadë - News, Lajme - Vizion Plus

Jorida Tabaku: Arrestimi i Rexhep Rrahjas vetëm për fasadë - News, Lajme - Vizion Plus

Partia demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka siguruar mbrojtje 24-vjeçarit Rexhep Rrahja.Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka argumentuar se mbështetja politike është e vetmja arsye qe djali i deputetit do te gjykohet për një akuze te lehte siç është përndjekja.Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.Tabaku ka përsëritur qëndrimin e opozitës se arrestimi i 24-vjeçarit u realizua vetëm për te fashitur zemërimin e opinionit publik.Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor - mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të partisë socialiste dhe deputetit rraja.Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar akuzave te demokrateve duke theksuar se është e papranueshme te cilësosh sukses arrestimin e djalit te deputetit qe ndodhi dy muaj pas ngjarjes.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-10-01

Duration: 01:07

Your Page Title