Nimic: Maqedonia te perparoje per çështjen e emrit

Nimic: Maqedonia te perparoje per çështjen e emrit

Faktori ndërkombëtar i bën thirrje Shkupit të përparojë me vënien në zbatim të marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri shtetëror, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në referendum e të dielës. Thirrjes i është bashkuar edhe Methju Nimiç, ndërmjetësuesi i OKB-së në negociatat mes Shkupit dhe Athinës.br br Methju Nimiç, Ndërmjetësues i OKB-së: Duhet t?i kushtojmë vëmendje të veçantë atyre që votuan. 90 e pjesëmarrësve votuan ?Pro?. Tani varet nga lidershipi politik tani që ta marrë këtë referendum këshillimor në konsideratë dhe ta çojë në parlament.br br Për Nimiçin, marrëveshja nuk mund të mbetet peng i pakicës që votoi kundër dhe bojkotuesve, të cilët sipas tij nuk paraqesin asnjë alternativë për të ardhmen e vendit. Ndërmjetësuesi ndërkombëtar u shpreh se marrëveshja ishte më e mira e mundshme për të garantuar paqe dhe stabilitet rajonal.br br Në këtë këndvështrim e sheh situatën edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, për të cilin e rëndësishme është vota masive ?Pro?.br br Sipas analistëve, shumicës qeverisëse në Maqedoni i duhen edhe 9 vota për të siguruar 23-at në parlament për miratimin e marrëveshjes për emrin e ri ?Republika e Maqedonisë Veriore. Në të kundër, kryeministri Zaev paralajmëron se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-10-02

Duration: 00:50

Your Page Title