Grabitet me armë karburanti, arrestohet autori

Grabitet me armë karburanti, arrestohet autori

Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një karburant në autostradën Vlorë - Fier, dhe më pas është larguar në drejtim të Novoselës.br br Grabitësi ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës, në karburantin që është në pronësi të qytetarit me iniciale F.S. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Forcat e policisë u vunë menjëherë në ndjekje të autorit të grabitjes, i cili u kap pak orë pas ngjarjes së ndodhur.br br Autori i dyshuar është Mariglen Miftaraj 27 vjeç, i cili është dërguar në komisariat për t'u marrë në pyetje, ku u zbulua gjithashtu se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka grabitur edhe një karburant tjetër, ku mori 3 mijë Lekë të reja. Ai është person me precedent të mëparshëm penal. Policia i sekuestroi 27-vjeçarit 27 mijë Lekë të reja, 150 Euro, një kallashnikov dhe kapuçin që përdorte gjatë grabitjes.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-10-05

Duration: 00:25

Your Page Title