Ora News - Fshehin pakon me drogë brenda mishit për t'ia dërguar Lul Cakës në burgun e Kosovës

Ora News - Fshehin pakon me drogë brenda mishit për t'ia dërguar Lul Cakës në burgun e Kosovës

Subscribe në Ora News këtu br Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë tentuar të fusin në burgun e Kosovës një sasi prej 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa.br br Burime konfidenciale nga burgu konfirmuan për Ora News se droga ishte për Lul Cakën, një personazh i njohur i botës së krimit i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Kosovës.br br Ndërkohë zyrtarisht nuk është bërë i ditur emri i të burgosurit të cilit i ishte destinuar sasia e mishit.br br "Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje".


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-10-06

Duration: 01:20

Your Page Title