Ora News - Laboratori i lëvizshëm do të vizitojë të gjithë shkollat e Shqipërisë

Ora News - Laboratori i lëvizshëm do të vizitojë të gjithë shkollat e Shqipërisë

Subscribe në Ora News këtu br Përmes këtij laboratori të lëvizshëm nxënësit në të gjithë shkollat e vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene të ndryshme në lëndët e Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë.br br Laboratori ?Fi Ki Bio? është dhuratë e qeverisë gjermane dhe e bën Shqipërinë të parin vend në Ballkanin Perëndimor me këtë risi. br Lindita Nikolla: Jam absolutisht e bindur që ardhja e FiKiBios jo vetëm që është një flamur në hartën e Ballkanit Perëndimor që Shqipëria ka fatin të jetë e para, por është një mundësi, një shans prej vërteti për të gjithë mësuesit e këtyre lëndëve, për shkollën shqiptare , për sistemin e edukimit, për të mundësuar një mënyrë krejtësisht të re me të cilën ai formon qytetarët aktiv të së nesërmes.br br FiKiBio do të jetë një mundësi për të gjithë nxënësit e Shqipërisë jo vetëm në Tiranë, por në 12 qarqet e vendit sipas një kalendari të detajuar, pasi ne të kemi bërë të mundur trajnimin e mësuesve që cilësia e përdorimit të jetë ajo që meritojnë nxënësit, meritojnë mësuesit, meritojnë qytetarët e Shqipërisë së nesërme.br br Nga shkolla ?Gustav Mayer?, ambasadorja gjermane Susanne Schutz tha se qëllimi i këtij laboratori është sensibilizimi i të rinjve që në moshë të vogël për mjedisin e tyre natyror.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-08

Duration: 01:09

Your Page Title