Arrestohet serish "i forti" i Fierit

Arrestohet serish "i forti" i Fierit

Ilir Boriçi, një 42-vjeçar i njohur si "i forti" i Fierit ka përfunduar në prangat e autoriteteve policore. Ai u arrestua në një operacion të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve të policisë së Fierit. Gjatë kontrollit në lokalin në lagjen "8 Shkurti", Boriçit iu gjetën 2 pistoleta dhe një shpatë.br br 42-vjeçari është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", me precedentë kriminalë kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.br br Boriçi është arrestuar nga policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armëmbajtje pa leje". Aktualisht ai ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone".tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2018-10-10

Duration: 01:04