Report TV - Policia kontrolle në Fier, kapet 37-vjeçari me drogë dhe armë, shoqërohen 11 të tjerë

Report TV - Policia kontrolle në Fier, kapet 37-vjeçari me drogë dhe armë, shoqërohen 11 të tjerë

FIER-Gjatë një operacioni të zhvilluar në Fier policia ka sekuestruar drogë, armë dhe municione luftarake.br br Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".br br Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri një 37-vjeçar, banues në Zhupan, i cili falsifikonte letërnjoftimet, pasaporta dhe vizave.br br Sapo ka parë policinë duke hyrë në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.br br Njoftimi i policisë:br br Fierbr br Forca e Ligjit në veprim godet sërish në Fier.br br Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.br br Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.br br Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.br br Kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, si edhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.br br Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për "Armëmbajtje pa leje" dhe për "Vjedhje".br br Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri shtetasi Al.H 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave".br br Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-10-11

Duration: 00:58

Your Page Title