Ora News - Braçe përplaset me Ahmetaj për FSHF: Nuk do ta mbyll gojën! Fino duartroket

Ora News - Braçe përplaset me Ahmetaj për FSHF: Nuk do ta mbyll gojën! Fino duartroket

Subscribe në Ora News këtu br Interpelanca midis Ministrit të Financave dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë për detyrimet tatimore të FSHF-së ndaj shtetit u shoqërua me debate.Kreu i Financave pranoi se ka nevojë për formalizim të klubeve sportive, ndërsa publikoi disa paga të sportistëve por nuk dha një përgjigje konkrete për detyrimet e këtij institucioni ndaj shtetit. Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi me ngulm që FSHF të paguajë detyrimet fiskale, një qëndrim ky që u mirëprit edhe nga deputeti Bashkim Fino, i cili duartrokiti. br Kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi Ministrit të Financave që të zbatojë ligjin dhe FSHF të paguajë detyrimet fiskale si çdo institucion tjetër. br Gjatë interpelancës me Ministrin Ahmetaj, e cila u shoqërua me tensione, Braçe deklaroi se në çdo vend të botës ka pasur penalizime për shkelje të tilla.br br Braçe: Që nga muaji shkurt nuk marrim një përgjigje të qartë për përputhshmërinë me ligjin e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit në aspektin fiskal. br br Ministri Ahmetaj pranoi se klubet sportive kanë nevojë për formalizim,ndërsa bëri publike pagat e punonjësve duke anashkaluar përgjigjen konkrete .br br Ahmetaj:Klubet, po ju nxjerr tre klube të rëndësishme të vendit që i kanë dhënë dinjitet futbollit dhe që kanë nevojë për formalizim të mëtejshëm.br br Megjithatë, Erjon Braçe, këmbënguli se përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrimin të paguajnë tatime e taksa.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-10-11

Duration: 01:49

Your Page Title