Ora News - Masakër për rrugën në Mat, vriten tre punonjës Bashkie, plagoset një tjetër

Ora News - Masakër për rrugën në Mat, vriten tre punonjës Bashkie, plagoset një tjetër

Subscribe në Ora News këtu Një konflikt për motive të dobëta u shndërrua në një masakër në Mat. Tre punonjës bashkie humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që u lëshuan në drejtim të tyre.br br Sulmi me armë në lokal, u vra 1 dhe u plagosën 3br br E gjithë ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në një lokal në fshatin Shëlli.br br Shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, për motive të dobëta qëlloi me automatik në drejtim të katër punonjësve të Bashkisë. Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme shtetasit Mentor Hoxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.br br Rëndohet bilanci, vdesin dy nga tre të plagosuritbr br Pak orë pas ngjarjes bilanci tragjik u rëndua, duke shkuar në dy numri i të vdekurve. Erzen Alija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë tranportimit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.br br Ndërkohë rreth orës 17:20 nga spitali i Traumës u njoftua edhe vdejkja e shtetasit Hamit Buçi.br br Ndërkohë i vetmi i mbijetuar nga ngjarja, Astrit Hani, po merr mjekim në spitalin e Burrelit.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2018-10-11

Duration: 01:22