Report TV - Konflikti në Selitë, pasagjeri i Golfit plagosën me pistoletë atë të kamionit

Report TV - Konflikti në Selitë, pasagjeri i Golfit plagosën me pistoletë atë të kamionit

TIRANË- Një konflikt me armë zjarri për motive të dobëta ka ndodhur mes dy të rinjve në Selitë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur.br br Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur në një zonë tjetër të Selitës, pasi kamioni ku ishte pasagjer Mikel Shira, i kishte zënë rrugën dy të rinjve që po lëviznin me një mjet tip "Golf 4".br br Mësohet se autori i plagosjes, pasagjer në "Golf", iu drejtua Mikel Shirës me fjalët: Pse ma zure rrugën?,dhe më pas ka hapur derën e kamionit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 18-vjeçarin, duke e plagosur me një plumb në këmbë. I riu është transportuar menjëherë drejt spitalit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. br br Policia po bën krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.Tiranëbr br Informacion Paraprakbr br Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në ?Selitë? është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.br br Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.br br Po punohet intensivisht për kapjen e autoritve.


User: Report TV

Views: 36

Uploaded: 2018-10-12

Duration: 05:53