Report Tv-Rivarrosen 578 ushtarë grek në manastirin e Këlcyrës

Report Tv-Rivarrosen 578 ushtarë grek në manastirin e Këlcyrës

Rivarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë të zhvendosur nga parcela në fushën e fshatit Dragot në Tepelenë tek manastiri në grykën e Këlcyrës, është organizuar nën masa të forta sigurie dhe pa prezencën e medias.br br Ka qenë kjo kërkesë e bërë nga ana e palës greke. Thirrja e organizatave nacionaliste dhe patriotike shqiptare për t?u tubuar në manastirin e Këlcyrës duke ndaluar këtë proces, kishte vënë në alarm jo vetëm autoritetet greke, por edhe ato shqiptare, pasi kishin përqëndruar forca të shumta policore në zonën rreth e rrotull varrezave ku prehen eshtrat e 700 ushtarëve grekë të rënë gjatë konfliktit italo-grek në Luftën e Dytë Botërore.br br Por alarmi ishte i kotë pasi asnjë këmbë patrioti, parrulla apo flamuj me simbole kombëtare shqiptare, nuk u pa në vendin ku po zhvillohej ceremonia. Kanë qenë gati 578 kuti metalike të mbushura me eshtra të ushtarëve grekë, të cilat janë vendosur në varrezat murale dhe ato tokësore në Manastirin e Këlcyrës.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-10-12

Duration: 01:42