Ora News - "Për ku fluturon kështu zotëri", policia ndalon shoferin me 215 km/h

Ora News - "Për ku fluturon kështu zotëri", policia ndalon shoferin me 215 km/h

Subscribe në Ora News këtu Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.br br Gjatë 12 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mgl - 1.08 mgl.br br " Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 kmh deri në 215 kmh.br br Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor", thuhet në njoftimin e policisë.br br Policia ka një mesazh për të gjithë drejtuesit e automjeteve:br br "Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurt, nëse ju nuk drejtoni makinën, pas përdorimt të alkoolit, dhe nëse ju nuk qarkulloni me shpejtësi".


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2018-10-13

Duration: 01:00