Ora News - Kryemadhi: Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta

Ora News - Kryemadhi: Ka vetëm një mënyrë shpëtimi, revolta

Subscribe në Ora News këtu br br Situatën ku e ka futur Rama vendin mund ta shpëtojmë vetëm me revolta. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjte e LRI-së në njësinë nr.1 në Tiranë.br br Kryemadhi tha se kërkesa e opozitës për largimin e Ballës nga delegacioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian është legjitime.br br Kryemadhi: Opozita në mënyrë legjitime ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Evropian. Edhe është normale. Deri në momentin që ky njeri qartëson që nuk ka qenë pjesë e vendosjes së pistoletës në kokë të punonjësit të policisë, që nuk ka lidhje me Toyota Yaris, që të dalë e të thotë që nuk kam qenë me atë trafikantin Bego, që nuk ka probleme të tjera me drejtësinë, nuk i kushton asgjë Partisë Socialiste ta ndërrojë Taulant Ballën me Mimi Kodhelin, me Vasilika Hysin, apo me ndonjë person tjetër nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për të vazhduar procesin e reformave dhe të bashkëpunimit me parlamentin Evropian.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-15

Duration: 01:01