"Babale 2", Florenc Hoxha 3 orë te Krimet e Rënda: Unë regjistrova videon e Alfred Alizotit

"Babale 2", Florenc Hoxha 3 orë te Krimet e Rënda: Unë regjistrova videon e Alfred Alizotit

Subscribe në Ora News këtu br Për gati tre orë, ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth videos "Babale 2", në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.br br Ora News zbardhi pjesë të dëshmisë së tij. Mësohet se ai ka pranuar se realizoi videon e dytë me Alfred Alizotin, i cili thuhet se është autori që imitoi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. br br Florenc Hoxha ka pranuar se e kishte regjistruar Alizotin me një kamera në orë dore pasi kishte dyshuar për faktin se kishte qenë vetë Alizoti që ishte afruar vetë në takim. br br Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video. Ai mendohet se është pyetur se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-10-17

Duration: 00:45

Your Page Title