Ora News - Vritet me thikë adoleshenti në Fier, autori dorëzohet në polici pas 2 orësh

Ora News - Vritet me thikë adoleshenti në Fier, autori dorëzohet në polici pas 2 orësh

Subscribe në Ora News këtu Një 16 vjeçar është vrarë me thikë në zemër pas një përleshjeje të ndodhur pasditen e së enjtes (18 tetor 2018) pranë një shkolle në qytetin e Fierit.br br Policia tha se rreth orës 16:30, shtetasi Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku më pas ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.br br Policia mësohet se është njoftuar për ngjarjen nga urgjenca e spitalit të qytetit, pasi mjekët kanë konstatuar se 16 vjeçari ishte qëlluar me thikë.br br Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Zogu i Zi", pranë gjimnazit "Janaq Kilica".br br Krimi ndodhi pas një sherri mes tre të rinjve, ku veç 16 vjeçarit që mbeti i vdekur më pas, në konflikt janë përfshirë dhe autori i dyshuar Florian Gega 17 vjeç dhe një bashkëmoshatar tjetër i tij që është larguar nga vendi ngjarjes.br br Dy orë pas ngjarjes së rëndë, 17 vjeçari Gega është vetëdorëzuar në polici.br br Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë per vepren penale "Vrasje me dashje".


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-10-18

Duration: 01:17

Your Page Title