Ora News - Media: MPJ greke ka dhënë 1 mln euro fond sekret për mediat në Shqipëri e Maqedoni

Ora News - Media: MPJ greke ka dhënë 1 mln euro fond sekret për mediat në Shqipëri e Maqedoni

Subscribe në Ora News këtu br Ministria e jashtme greke raportohet se ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.br br Lajmi ka qarkulluar në mediat elektronike greke, në kohën që partia më e madhe opozitare kërkon nga qeveria që të publikohen të gjitha detajet.br br Sipas një ligji të iniciuar nga ish ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.br br ?Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh,?-shkruan CNN Greek.br br ?Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.br br Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë."br br Rrjeti citon nënkryetarët e parlamentit që merrnin pjesë në komisionin në fjalë, të kenë thënë se informacioni ishte tepër i përgjithshëm dhe i padetajuar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-19

Duration: 01:11