Ora News - Laboratori i heroinës në Has, arrestohet "kimisti" turk

Ora News - Laboratori i heroinës në Has, arrestohet "kimisti" turk

Subscribe në Ora News këtu Një biznesmen turk në fushën e tekstileve është arrestuar në lidhje me laboratorin e Heroinës në Has, ndërsa të tjerë persona janë ende në kërkim.br br Emri i të arrestuarit ende nuk bëhet i ditur, por burimet pranë grupit hetimor thonë aktiviteti i tij përdorej për të sjellë në vendin tonë, opiumin që përdorej për përgatitjen e heroinës.br br Kryesisht bima e opiumit kultivohet në Afganistan, dhe dyshohet se në vendin tonë ka ardhur përmes rrugës Afganistan-Turqi-Kosovë-Shqipëri.br br Në laboratorin e Hasit, Ajo përpunohej dhe me pas hidhej në treg.br br Agjencitë ligjzbatuese tregohen të rezervuara në detaje për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se në kërkim është personi që përgatiste heroinën, i njohur ndryshe si kimisti.br br Edhe ai dyshohet se mund të jetë një shtetas në huaj, ashtu si në rastin e laboratorit të Xibrakës!br br Arrestimi i biznesmenit turke e coi në 6 numrin e personave të vënë në pranga për laboratorin e heroinës në Has.br br Më herët u arrestuan Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, Anila Shuti, Flamur Bisho Çela, Vehbi Barushi.br br Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.br br Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Përafërsisht deri në 150 kilogram heroinë e cila tashmë është e sekuestruar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-21

Duration: 01:25