Ora News - Durrës, shkolla me banka të thyera e tualete pa derë, asnjë investim prej vitit 1967

Ora News - Durrës, shkolla me banka të thyera e tualete pa derë, asnjë investim prej vitit 1967

Subscribe në Ora News këtu br Në të tilla kushte zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës 9 vjecare 'Bedrie Bebeziqi' në Durrës.br br E ndërtuar në vitin 1967 në këtë shkollë nuk është kryer asnjë investim, ç'ka ka sjellë amortizimin e kësaj ndërtese.br br Nxënësit thonë se kushtet janë të papërshtatshme dhe detyrohen të zhvillojnë mësim me banga të thyera e shpesh herë pa ndriçim.br br Prind: "Fëmjët thonë se banjot në katin e katërt dhe pestë nuk ka dyer fare. Është skandaloze."br br Nxënëse: "Nuk ka fare kushte, si për gocat ashtu edhe për djemtë. Bankat janë skandaloze. Ulemi treshe sepse nuk ka vende."br br Situatën e pranon edhe drejtorja e shkollës 'Bedrie Bebeziqi'. Sipas saj ato pak investime që ka njohur shkolla janë bërë falë kontributit të prindërve.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-10-28

Duration: 01:15

Your Page Title