Ora News - Administratori i Dropullit: RENEA mund ta kishte kapur të gjallë Kostandin Kacifën

Ora News - Administratori i Dropullit: RENEA mund ta kishte kapur të gjallë Kostandin Kacifën

Subscribe në Ora News këtu Administratori i Dropullit ka folur për Ora News në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifës. Ai u shpreh se i gjithë fshati është i indinjuar, pasi ngjarja mund të evitohej dhe se Forcat Renea mund ta kishin kapur të gjallë 35-vjeçarin.br br "Duhet të hetohet ngjarja, forcat speciale mund ta nxirrnin të gjallë. Fshati është i indinjuar, sepse atë mund ta zinin të gjallë. Mund të mënjanohej vrasja", u shpreh administratori.br br Ai tha se nuk është në dijeni si ka ndodhur ngjarja, ndërsa theksoi se situata në fshat është shumë e rëndë.br br "Hollësira nuk di si ka ndodhur. Ne erdhëm në familje për t'i qëndruar pranë familjes. Atmosfera ëshë shumë e rëndë, njerëzit nuk flasin kollaj. Është një ngjarje e rëndë për të gjithë Dropullin. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër një ngjarje e tillë", deklaroi administratori.br br Administratori thotë se 35-vjeçari nuk ishte një person problematik, ndërsa theksoi se ai çdo vit merrej me zbukurimin e fshatit për 28 tetorin.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-10-29

Duration: 03:56