Ora News - Soreca reagon për vrasjen në Bularat: Shqipëria dhe Greqia të gjejnë një marrëveshje

Ora News - Soreca reagon për vrasjen në Bularat: Shqipëria dhe Greqia të gjejnë një marrëveshje

Subscribe në Ora News këtu Ndërkohë kur politika shqiptare dhe ajo greke është e tensionuar pas ngjarjes në Bularat, ku një minoritar grek u vra nga forcat RENEA, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE, Luigi Soreca. br br Kreu i diplomacisë europiane, i pyetur sesi do të ndikojë mes Shqipërisë dhe Greqisë kjo çështje, ai tha se ajo është një çështje dypaleshë dhe sipas tij është e rëndësishme që dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.br br Luigi Soreca: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që Greqia dhe Shqipëria të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Është e rëndësishme që komunitetet në Shqipëri, pakicat në çdo pjesë të vendit të mbrohen.br br Numri një i diplomacisë europiane vlerësoi ministrin në detyrë, Fatmir Xhafaj për operacionet e fundit, ndërsa tha se shpreson që qeveria të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.br br Luigi Soreca: Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa operacione shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Xhafaj. Ndaj vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe e gjithë qeveria do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin.br br Deklaratat e ambasadorit të BE u bënë pas një aktiviteti në Fier.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-10-30

Duration: 01:17

Your Page Title