Ora News - Tenderi për kontrollin e biznesit, Tabaku: Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze

Ora News - Tenderi për kontrollin e biznesit, Tabaku: Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike akzuoi kryemisnitrin Edi Rama se nëpërmjet baxhanakut të tij ka ngritur atë që e quan skemë mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit.br br Një ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kryetari i opozitës Lulzim Basha, hodhi dyshime mbi pronësinë e kompanisë kroate, duke lënë të kuptohet se ata janë të afërm të ish ambasadores Romana Vlahutin, kur tha se informacionet të çojnë se pas saj fshihet një ish zyrtare e lartë europiane në vendin tonë.br br Deklarata e plotë e deputetes Tabakubr br Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama. br br Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate. br br Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare. br br Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-31

Duration: 00:53

Your Page Title