Ora News - Ekspertiza mjeko-ligjore për Kaçifas, caktohet grupi i ekspertëve

Ora News - Ekspertiza mjeko-ligjore për Kaçifas, caktohet grupi i ekspertëve

Subscribe në Ora News këtu br Mjeksia ligjore në Tiranë ka ngritur nje grup ekspertësh që do të verifikojnë ekpertizën e kryer në Gjirokastër për 35 vjecarin Konstandin Kacifa të vrarë nga policia. Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pretendimit të familjarëve se I riu është qëlluar nga afër. Ndërkohë familja e të riut po kërkon tërheqjen e trupit për ceremoninë mortore. Sipas prokurorisë ligji shqiptar ndalon pjesëmarrjen e mjekëve apo hetuesve grekë duke lejuar vetëm rolin e tyre si vëzhgues. br br Një grup ekspertësh të mjeksisë ligjore do të verifikojnë ekspertzizën e kryer ne gjirokastër për 35 vjeçarin Kostandin Kacifa, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA në fshatin Bularat.br br Burime nga mjeksia ligjore bëjnë me dije se do të bëhet një ekspertizë e thelluar mbi bazën e autopsisë së mjekëve të Gjirokastrës dhe me pas do të formulohet konkluzioni përfundimtar, i cili do ti dorëzohët Prokurorisë së Krimeve të Rënda.br br Kjo procedurë thonë burimet mund te zgjasë disa ditë dhe deri ne perfundim të saj trupi nuk do u dorëzohet familjarëve. Trupi i Kostandin Kacifas mbërriti në Tiranë mbrëmjen së martës rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.br br Vendimi i prokurorisë erdhi pas kërkësës së familjarëve, të cilët kërkuan një ekspertizë me specialist grekë. Burime nga grupi prokuroria bëjne me dije se i ndjeri nuk do varroset, deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit, me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-10-31

Duration: 01:28