Ora News - Koncesioni Tiranë-Durrës, tarifa e rrugës parashikohet 2-5 euro

Ora News - Koncesioni Tiranë-Durrës, tarifa e rrugës parashikohet 2-5 euro

Subscribe në Ora News këtu br Rruga Tiranë-Durrës propozohet të tariforet me një taksë që varion nga 2 euro për automjetet e vogla në 5 për kamionët. Edhe pse zyrtarisht ende nuk është bërë asgjë publike sipas burimeve studimi i fizibiliteit ka parashikuar këto dy tarifa. Dy kompanitë që kanë bërë ofertën janë Albstar dhe Trema Inxhiniering.br br Tarifa e propozuar për automjetet që do kalojnë në rrugën Tiranë-Durrës parashikohet të jetë 2 euro për makinat e vogla dhe 5 për kamionët.br br Aktualisht ende nuk është bërë asgjë zyrtare dhe ministria tashmë është duke analizuar projektin. Sipas burimeve oferta e pakërkuar është bërë nga dy kompanitë Albstar dhe Trema Inxhinering të cilat parashikojnë të zgjerojnë autostradën duke e bërë atë me 6 korsi. Qeveria e ka parashikuar Në projektbuxhetin e vitit 2019, dhënien e këtij konçesioni duke vënë në dispozicion një shumë prej 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.br br Ekspertët e kundërshtojnë dhënien me konçesion të kësaj rruge për shkak të impaktit ekonomik që do të sillte.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-02

Duration: 01:13