Ora News - Dekretohet data: Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019

Ora News - Dekretohet data: Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019

Subscribe në Ora News këtu Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019.br br Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi doli nga presidenca, zyra e shtypit e këtij institucioni njoftoi vendimin e presidentit.br br "Në mbështetje të nenit 92, shkronja ?gj? dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar, br br D e k r e t o jbr Neni 1br Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.br br Neni 2br Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.br br Dekreti mban numrin 10928 dhe u firmos më 5 nëntor 2018.br br Takimi me kryetarin e parlamentitbr br Presidenca njofton se "Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm."br br Pak ditë më parë kreu i shtetit mbajti takime konsultative me përfaqësuesit kryesor të partive parlamentare.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-05

Duration: 00:59