Ora News - Ngrihet komisioni monitorues për reformën në drejtësi, Ruçi: Nuk e presim dot opozitën

Ora News - Ngrihet komisioni monitorues për reformën në drejtësi, Ruçi: Nuk e presim dot opozitën

Subscribe në Ora News këtu br Për ngërçin në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, kryetari i Kuvendit ka drejtuar gishtin nga bojkoti i opozitës. Pas konstituimit të të komisionit të pavarur që do të monitorojë institucionet e reja të drejtësisë, Ruçi kërkoi që ky proces të ecë me ritme të shpejta.br br Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, kryetari i Kuvendit bëri fajtore opozitën për vonesat në procesin e reformës në drejtësi. Këto deklarata Gramoz Ruçi i bëri paraditen e sotme gjatë konstituimit të komisionit të pavarur për koordinimin dhe monitoimin e zbatimit të ligjit nga ana e organeve të rëformës drejtësi.br br Duke qenë se ajo nuk po bëhet pjesë e jetës parlamentare tha Ruçi, "nuk mund ta prisnim më".br br Gramoz Ruçi: Në kuadër të kësaj reforme Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe njëherësh dhe një paketë ligjesh organike që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë. Sigurisht disa organe janë të reja, disa ekzistuese do të kenë një organizim të ndryshëm nga ai i deritanishëm bazuar në standardet më të mira europiane.br br Ligji 115 i vitit 2016 për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë parashikon ngritjen e një organi monitorues, komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin, ndjekjen dhe zbatimin e ligjit, anëtarë të të cilit janë dy zonjat dhe tre zotërinj.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-11-05

Duration: 00:48