Ora News - Rama lexon letrën që i dërgoi Meta për refuzimin e Sandër Lleshit

Ora News - Rama lexon letrën që i dërgoi Meta për refuzimin e Sandër Lleshit

Subscribe në Ora News këtu Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka lexuar letrën që kreu i shtetit Ilir Meta i ka dërguar për refuzimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.br br Sipas Ramës letra e Metës është formuluar pa asnjë referencë ligjore.br br Ja letra që mua më ka mbërritur të shtunën mbrëma: br br Lënda: Kthim përgjigje mbi propozimin e emërimit të zotit Sandër Lleshaj si minsitër i Brendshëm. br br Zoti Kryeministër, në përgjigje të shkresës suaj numër 494 datë 27.10.2018. br br Lënda: Propozim për emërim ministri, nëpërmjet të cilës zoti Sandër Lleshaj i propozohet Presidentit të Republikës për tu emëruar ministër i Brendshëm, dëshiroj t'ju bëj me dije se: br br Presidenti i Republikës në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës së zotit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm. br br Në këto kushte Presidenti i Republikës, nuk mund t'i përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj për emërimin e zotit Sandër Lleshaj në detyrën e ministrit të Brendshëm. br br Me respekt Ilir Meta.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-06

Duration: 01:28