Ora News - Mazhoranca kritikon Kumbaron: Investimet mos i përqëndro vetëm në Gjirokastër

Ora News - Mazhoranca kritikon Kumbaron: Investimet mos i përqëndro vetëm në Gjirokastër

Subscribe në Ora News këtu Opozita i la sërish karriget bosh në Komisionin e Medias ku u diskutua buxheti i Ministrisë së Kulturës, por kritikat ndaj kësaj të fundit nuk munguan. Deputetët e mazhorancës i kërkuan ministres të mos i përqëndrojë investimet në Gjirokastër, aty ku është zgjedhur deputete, por t`i shpërndajë.br br Ndërhyrjet në Muzeun Kombëtar dhe Galerinë e Arteve janë pjesë e buxhetit.br br Fjalëpakë dhe modestë në kërkesa ishin akademikët. Vaso Tole kërkoi shpronësimin e Akademisë së Shkencave ndërsa Instituti i Albanologjisë shtoi nevojën për më tepër zyra.br br Deputetët e mazhorancës shprehën mbështetje ndaj këtyre kërkesave dhe thanë se do ti referojnë ato në Komisionin e Ekonomisë ku edhe do të shqyrtohen.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-07

Duration: 01:51