Ora News - Masakra në Tomorr, nga janari do ndalohet nxjerrja e gurit dekorativ

Ora News - Masakra në Tomorr, nga janari do ndalohet nxjerrja e gurit dekorativ

Subscribe në Ora News këtu Masakra mjedisore e shfrytëzimit të Malit të Tomorrit për nxjerrjen e pllakave të gurit do të marrë fund brenda këtij viti.br br Prej janarit të ardhshëm ky aktivitet nuk do të lejohet në malin Park Kombëtar.br br Prefekti i Beratit, Harrilla Dafa thotë se një vendim i qeverisë së datës 9 tetor u ka dhënë forcën ligjore për ti dhënë fund masakrës së Tomorit.br br Harrilla Dafa: "Besoj që kjo plagë mjedisore do të mbyllet njëherë e mirë. Komiteti do të fillojë veprimtarinë brenda dy muajve nga data që ka dalë vendimi."br br Disa muaj më parë, qeveria pezulloi punën e të gjitha subjekteve që nxjerin gur dekorativ në Malin e Tomorrit, por një pjesë e tyre me vendim gjykate fituan të drejtën për të vijuar aktivitetin.br br Harrilla Dafa: "Shkallë-shkallë do të shikohen të gjitha hapat për eleminimin e të gjitha punimeve në parkun e Tomorrit."br br Për më shumë se 15-vjet rreth 30 firma të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ kanë operuar në këtë zonë, ku sot sheh vetëm: sipërfaqe të tëra toke të shkatërruara dhe eskavatorë që gërryejnë pa pushim malin e tonelata gurë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-11-12

Duration: 01:10