BOOM: Guroret në Krujë dhe Fushë-Krujë vazhdojnë aktivitetin, zona e 'mbytur' nga tymi

BOOM: Guroret në Krujë dhe Fushë-Krujë vazhdojnë aktivitetin, zona e 'mbytur' nga tymi

Subscribe në Ora News këtu br Emisioni BOOM ka vijuar edhe sot të trajtojë fenomenin e ndotjes së mjedisit nga guroret në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës. Edhe pse ka një VKM për të shpallur zonën të mbrojtur përsëri aktiviteti vazhdon, duke sjellë shqetësim edhe tek banorët.br br Ata thonë se ndotja e ajrit ekziston, por më tepër vihet re në zonat ku ndodhen këto subjekte.br br Subjektet vazhdojnë aktivitetin, ndërsa institucionet nuk kanë zbatuar urdhërin e ministrisë së Mjedisit.br br Gazetari i BOOM shkoi në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Durrës në qytetin e Krujës, por aty nuk ka punonjës. Ndërsa drejtoresha e DSHP në Krujë thotë se është në dijeni të pasojave që sjell ndotja nga guroret.br br Drejtoresha e DSHP Krujë: Ne kemi informacion lidhur me sëmundjet kancerogjene të popullatës. Atë informacion edhe juve mund t'jua japim ne qoftë se e kërkoni.


User: Ora News Emisione

Views: 4

Uploaded: 2018-11-12

Duration: 37:17