Ora News - Ngritja dhe rënia e "Shqiponjës"

Ora News - Ngritja dhe rënia e "Shqiponjës"

Subscribe në Ora News këtu Simboli i Shqiponjës u vendos në hyrje të Tiranës 6 vite më parë në sheshin që më pas mori të njëjtin emër. Monumenti me një lartësi 6 metra, i gjithi në çelik është vepër e artistit Albi Çifligu ndërsa u mundësua nga kontributi financiar i familjes Destani nga Tetova.br br Shqiponja u përurua në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në një ceremoni që bëri bashkë Kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, Ish-Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha si dhe kryetarët e komunave dhe bashkive të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.br br Basha e cilësoi veprën simbol të forcës, një simbol që i mungonte kryeqytetit.br br Por 6 vite më pas, ky monument u largua nga Sheshi Shqiponja pasi në vend të tij do të ndërtohet një mbikalim me tri nivele pjesë e Unazës së Madhe të kryeqytetit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-11-12

Duration: 01:52