Ora News - Përplasje në derën e Bashkisë, banorët e "Astirit" kërkojnë dëmshpërblim

Ora News - Përplasje në derën e Bashkisë, banorët e "Astirit" kërkojnë dëmshpërblim

Subscribe në Ora News këtu br Banorët e zonës së "Astirit", të cilëve do tu shemben banesat nga ndërtimi i Unazës së Madhe tentuan të hynin me forcë në Bashkinë e kryeqytetit. Për më shumë se një orë kanë kërkuar prej kryebashkiakut dëmshpërblimin për banesat e tyre.br br Dita e 11 e protestës së banorëve të cilëve do tu shemben shtëpitë nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe, ka vijuar përballë bashkisë së Tiranës.br br Të vendosur për mbrojtjen e pronës së tyre dhe kërkimin e dëmshpërblimit, bllokuan sërish rrugën ?Abdi Toptani?.br br Situata u tensionua edhe më tepër kur banorët tentuan të hyjnë me forcë drejt bashkisë së Tiranës.br br Banorët pasi janë tërhequr kanë thirrur me zë "Turp!" "Turp!"br br Në mbështetje të protestuesve u shfaq dhe një prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, i cili i drejtoi një ultimatum 48 orësh kreut të këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, për të negociuar me banorët.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-13

Duration: 01:05