Ora News - Popullsia shqiptare drejt plakjes

Ora News - Popullsia shqiptare drejt plakjes

Subscribe në Ora News këtu Popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes dhe një rënie drastike. Në raportin e fundit të Instat konstatohet se në tremujorin e tretë krahasuar më një vit më parë ka pasur një rënie të popullsisë me 35,4 Kjo situatë lidhet me kushtet ekonomike, por edhe me emancipimin e femrave. Rënia e lindjeve është kthyer në një fenomen botërorbr br Shtesa natyrore e popullsisë shqiptare po pëson rënie drastike gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në tremujorin e tretë popullsia ka rënë me 35,4 krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Kjo situatw lidhet me mundësitë ekonomike, programimin më të mirë për familjet por edhe me emancipimin e familjeve shqiptare. Në raport theksohet se shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.br br Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-14

Duration: 01:14