BE kërkoi rikthimin e opozitës në Kuvend, Kryemadhi: Brukseli gaboi me strategjinë ndaj Shqipërisë

BE kërkoi rikthimin e opozitës në Kuvend, Kryemadhi: Brukseli gaboi me strategjinë ndaj Shqipërisë

TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga panairi i Librit kritikoi qëndrimin e Brukselit, që bëri thirrje dje përmes Mogerinit dhe Hahn-it për rikthimin e opozitës në Kuvend.br br Dua të them që deklaratat e Brukselit për stabilitet, ne nuk jemi për stabilitetin e Ramës, por të institucioneve. Brukseli ka gabuar shumë me strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Kemi një vend që dëshiron që të jetë pjesë e BE. Nuk e ka bojkotuar opozita parlamentin, por rilindja që e ktheu në shërbim të bandave.br br Monika Kryemadhibr Kryetarja e LSI nuk pranoi që të komentonte debatin për dekretin e Lleshit, ndërsa akuzoi Ramën.br br LSI nuk është institucion vettingu, shkoni pyesni në Presidencë për Sandër Lleshin. Institucioni i Ministrisë së Brendshme është i kapur dhe cdo lëvizje që bën e bën për ta kontrolluar, pasi ka frikë nga faktet për lidhjen e tij me drogën.br br Monika Kryemadhibr Në fund, Kryemadhi foli për aksionin opozitar.br br Lëvizjet e opozitës në të ardhmen do të konsultohen me qytetarët, do të jetë populli që do të drejtojë opozitën.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-11-15

Duration: 01:54

Your Page Title