Pranga dy ‘të fortëve’ të fisit Çapja në Elbasan, iu gjendet bombë me telekomandë gati për atentat

Pranga dy ‘të fortëve’ të fisit Çapja në Elbasan, iu gjendet bombë me telekomandë gati për atentat

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar sot në Elbasan, ku u arrestuan disa anëtarë të fisit Çapja. Mësohet se janë arrestuar Enver Çapja dhe Naim Gjarri, ndërkohë që janë dërguar për verifikim edhe 8 persona të tjerë. Në lokalin e Enver Çapjas është janë gjetur fishekë, një sasi parash prej 2100 euro dhe 372 mijë lekë.br br Po ashtu, në banesën e Gjarrit, policia ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë, 13 fishekë, 1 pistoletë TT, 3 pako me fishekë model 54, 15 fishekë model 9mm dhe një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, minë me sahat.br br Arrestimi i tyre vjen pas atentatit ndaj Albert Alterziut në Elbasan ditën e djeshme. Sipas burimeve policore, ndërhyrja e FNSH gjatë ditës së sotme lidhet me faktin se nga informacionet e marra në rrugë operative parashikohej vendosja e kësaj bombe të telekomanduar për të eliminuar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.br br Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë ardhur nga Tirana në ndihmë të efektivëve të Elbasanit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-11-17

Duration: 02:11

Your Page Title