A do te ulet tatimi per pagat e vogla?

A do te ulet tatimi per pagat e vogla?

Diskutimet e paketës fiskale të vitit të ardhshëm kanë ndarë në dy anë qëndrimet brenda mazhorancës: A do të ketë reduktim të taksave për pagat e ulëta, rritje të taksimit të tyre apo modeli do të mbetet i njëjtë?br br Dy nga deputetët socialistë, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dhe Blerina Gjylameti e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre: "Kërkojmë rritje të fashës që nuk taksohet nga 30 mijë në 40 mijë".br br Por disa ditë më pas, ministri i Financave Arben Ahmetaj, jo vetëm që nuk ra dakord me këtë propozim, por kërkoi vendosje të një takse 1.5 edhe për pagat që janë të përjashtuara tatimi.br br Nëse realizohet shtrirja e pragut të përjashtimit të pagave nga tatimi i të ardhurave personale deri në 40 mijë Lekë siç e propozojnë deputetët, do të përfitonin ulje taksash 470 mijë të punësuar, përfshirë edhe ata me një rrogë më të lartë se 40 mijë Lekë. E nëse ndodh varianti i propozuar nga financat, do të nisin të paguajnë taksa 55 e të punësuarve që sot nuk paguajnë, kosto për ta do të ishte nga 4320 Lekë deri në 5400 Lekë të reja në vit.br br Beteja për variantin e uljes së tatimit të pagave të vogla pritet të zhvillohet në seancën plenare gjatë votimit të paketës fiskale nen për nen, ku do të jetë vota e deputetëve që do të vendosë nëse duhet të ulet apo jo taksa për pagat. Vetë Kryeministri kur u pyet për këtë çështje tha se modeli i tatimit të pagave nuk do të ndryshojë në asnjë kah.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-11-18

Duration: 01:31