Arratisja e Gruevskit

Arratisja e Gruevskit

Ministria e Brendshme e Maqedonisë hodhi poshtë dyshimet e ngritura nga mediat bullgare se ish-Kryeministri Nikolla Gruevski ishte larguar nga Hungaria. Përmes një deklarate për shtyp, kjo ministri thotë se nuk ka të dhëna për largimin e Gruevskit.br br ?Nga të dhënat që disponojmë dhe bisedave me Ministrinë e Brendshme hungareze, Gruevski gjendet në Hungari, ku pret vendimin e autoriteteve rreth kërkesës së tij për azil?.br br Përpara parlamentit hungarez, sekretari shtetëror në kabinetin e Kryeministrit Orban tha se Gruevski ka trajtim special për shkak se ka qenë dhjetë vite Kryeministër i Maqedonisë.br br Sekretari i Orbanit konfirmoi se Gruevski ka aplikuar për azil në ambasadën e një vendi tjetër, pa saktësuar se ku. Ai ka refuzuar t`u përgjigjet pyetjeve se si ka arritur ish-Kryeministri Gruevski në Hungari, por pohoi se autoritetet hungareze nuk e kanë ndihmuar.br br Prokuroria për Krimin e Organizuar në Maqedoni ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi video-xhirimet e kamerave të sigurisë së vendkalimit kufitar, ku ish-Kryeministri Gruevski kishte kaluar kufirin rrugës për në Hungari. Prokuroria njoftoi se po hetohet edhe lëvizja e Gruevskit nëpër Maqedoni.br br Ministria e Drejtësisë është duke punuar rreth kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e ish-Kryeministrit Gruevski.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-11-19

Duration: 00:58