Ora News - Zgjedhjet 2019, Zguri: Partitë politike të respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor

Ora News - Zgjedhjet 2019, Zguri: Partitë politike të respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor

Subscribe në Ora News këtu Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klemend Zguri i ka kërkuar partive politike që të resketojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në një dalje për mediat, Zguri tha se KQZ ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor.br br Zguri: Partneriteti me KQZ-në dhe bashkëpunimi vullnetmirë në administrimin e procesit është detyrim thelbësor si për KQZ-në, ashtu dhe për partitë që marrin pjesë në administrimin e procesit, është parakusht i suksesit.br br Për këtë arsye kam dalë sot të kërkoj publikisht vemendjen e partive politike në respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera në fuqi, në përmbushje të rolit të tyre të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe mirëadministrimin e procesit zgjedhor.br br Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor, të cilat do të jenë lehtësisht të aksesueshme edhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.br br Këto module trainimi kanë vlerë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit e ardhshëm të zgjedhjeve. Ato u vlejnë stafeve të partive politike, organizatave vëzhguese të zgjedhjeve, grupeve vulnerabël etj. Kalendari ynë i trajnimeve dhe edukimit zgjedhor, do synojë të përfshijë dhe bëjë të interesuar për administrimin zgjedhor shtresat e shoqërisë, elitat studentore apo grupet e angazhuara të interesit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-11-20

Duration: 01:15

Your Page Title