Ora News - Gjermania heq vizat, por Ministria pengon mjekët për të emigruar

Ora News - Gjermania heq vizat, por Ministria pengon mjekët për të emigruar

Subscribe në Ora News këtu Një marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Mjekut duket se po ndalon mjekët që duan të shkojnë në Gjermani. Certifikata e sjelljes së mirë, ndër dokumentet kryesore për mjekët që shkojnë jashtë, është vendosur të mos jepet më nga Urdhri i Mjekut për personat që janë në kontratë pune, duke penalizuar kështu punësimin e mjekëve jashtë vendit.br br Një kontratë pune, bëhet shkak që mjekët të mos shkojnë më drejt Gjermanisë.br br Urdhri i Mjekut ka vendosur të mos lëshojë certifikatën për sjelljen e mirë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune.br br Një dokument i tillë më parë lëshohej pa e patur si kusht kontratën, por duket se kjo mënyrë është menduar si zgjidhje për të ndaluar hemoragjinë e mjekëve jashtë vendit.br br Certifikata e sjelljes së mirë është ndër dokumentet kryesore që i nevojitet mjekëve për të shkuar në Gjermani apo në vende të tjera për punësim.br br Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të merren masa në përmirësimin e kushteve për mjekët, duke përmendur edhe rritjen e pagave, por jo penalizimeve.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-11-21

Duration: 01:05