Ora News - "Unaza e Madhe"/ Banorët përplasen me policinë para parlamentit, 15 të plagosur

Ora News - "Unaza e Madhe"/ Banorët përplasen me policinë para parlamentit, 15 të plagosur

Subscribe në Ora News këtu br Pesëmbëdhjetë të plagosur, mes të cilëve tre në gjendje të rëndë është bilanci i përplasjeve mes banorëve të Unazës së Madhe dhe policisë para Parlamentit paraditen e sotme. Dy herë qytetarët tentuan të hyjnë me forcë në Parlament. Gjatë protestës e cila zgjati 2 orë e 30 minuta, u hodhën tymuese dhe mjete pirotektnike. Protesta u zhvilluan në kohën kur kryeministri Edi Rama nga salla e kuvendit deklaroi se nuk do ti dëmshpërblente për ndërtimet e palegalizuara.br br Ndryshe nga protestat e tjera që nuk janë zhvilluar para parlament,t kjo e sotma (22 nëntor) u shoqërua me përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë. br br Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti informoi, në mesditë, nga Spitali i Traumës për 15 të plagosur, mes tyre 12 janë efektivë policie, ndërsa tre janë protetues.br br Ata u grumbulluan në orën 10:00 përpara Paralmentit, kur edhe filloi seanca plenare dhe u mbyll rreth orës 12:30. br br Protestuesit tentuan dy herë të futen me dhunë në ambientet e Parlamentit, por u ndeshën me kordonin e policisë. Qytetarët u mbështetën edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.br br Një nga efektivët u dëmtua në një vesh dhe humbi dëgjimin ndërsa efektivja Ina Nuka humbi tre gishtat. 11` persona jane ndaluar.br br Pas ngjarjes policia rreth zonën me shirit ndërsa prokurorët mbërritën dhe në spitalin e Traumës për të marrë dëshmitë. Ndërkohë banorët kanë paralajmëruar protestë dhe pasditen e sotme në ora 17:00.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-22

Duration: 02:27

Your Page Title