UEJL, feston 17 vjetorin e themelimit

UEJL, feston 17 vjetorin e themelimit

Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të tij. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaxh Bexheti, ka falënderuar dy rektorët para tij për angazhimin e dhënë për ta ngritur këtë universitet, ndërsa është zotuar se në të ardhmen UEJL do ta rris nivelin duke e përshtatur atë, me kërkesat e tregut të punës. Bexheti, ka falënderuar po ashtu edhe Ministrinë e Arsimit, e cila i ka mundësuar një rritje buxheti prej 40 për qind për UEJL-në.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2018-11-23

Duration: 01:12

Your Page Title