Ora News - Norma e ndotjes, qytetarët: S'kemi para për makina të reja nga janari 2019

Ora News - Norma e ndotjes, qytetarët: S'kemi para për makina të reja nga janari 2019

Subscribe në Ora News këtu br Qytetarët janë kundër vendimit të qeverisë që ndalon prej 1 janarit 2019 importin e makinave me prodhim mbi 10 vjet. Ata shprehen se nuk janë në gjendje të blejnë këto makina pasi kushtojnë shtrenjtë.br br Makinat e përdorura për më shumë se 10 vite nuk do të lejohen të importohen në vendin tonë duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.br br Vendimi që synon të mbrojë mjedisin dhe të ulë nivelin e ndotjes shkaktuar nga automjetet e vjetra nuk pritet mirë nga qytetarët.br br Nismën nuk e konsiderojne të drejte, pasi thonë se ekonomia e tyre nuk mund të perballojë blerjen e një automjeti të ri.br br "Për të blerë një makinë të re është shumë e vështirë".br br "Ligji është i mirë, por të ulin një çikë doganën e këtyre të rejave".br br "Me çfarë do ta blesh, një makinë mbi 2009 i bie ta marrësh 7-8 mijë euro. Kush i ka 7-8 mijë euro? Unë nuk do ta merrja gjallë në botë, më mirë me autobus".br br "Nuk e kemi mirëqënien që të kemi tërë shqiptarët makina të shtrenjta. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, jo të blejnë makina".


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-23

Duration: 01:11