Ora News - Banorët e Astirit protestojnë me flamurin kuq e zi

Ora News - Banorët e Astirit protestojnë me flamurin kuq e zi

Subscribe në Ora News këtu br Nën atmosferën e festës së pavarësisë dhe simboleve kombëtare, banorët e Astirit kanë nisur të mblidhen në protestë në mbrojtje të banesave të tyre nga prishja për projektin e Unazës së Re.br br Ata kanë shpalosur një banderolë me një flamur të madh kuq e zi., teksa kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në dy akset e rrugës.br br Deputetët e PD-së kanë dalë sërish në mbështetje të tyre.br br Klevis Balliu: Jo vetëm nuk i ka legalizuar, por kërkon dhe t'ua prishë. Protesta tek Unaza i vuri lakun në fut kësaj qeverie dhe u çorri maskën. Kjo protestë armik ka korrupsionin. Çdo qytetar duhet tu bashkohet këtyre banorëve. Edi Rama ka vjedhur 40 milion euro dhe ato para nuk i jep mbrapsht.br br Këtu do të vazhdohet, do të qëndrohet derisa të rivihen në vend institucionet e shtetit, ligjet e këtij vendi. Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për ti përçarë, për të vënë dy-tre tulla në rrugë për të dhënë idenë se këtu është mbyllur protesta dhe do bëhet si duan ata, janë qesharake. Protesta vazhdon, PD do vazhdojë ta mbështesë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-11-28

Duration: 00:54

Your Page Title