U sistemua te banesat sociale, familja Pira për 'REPOLITIX': Jemi të kënaqur

U sistemua te banesat sociale, familja Pira për 'REPOLITIX': Jemi të kënaqur

Emisioni ?REPOLITIX? i drejtuar nga Denis Minga në Report Tv mbrëmjen e sotme trajtoi çështjen e banorëve të Unazës së Re që protestojnë prej 25 ditësh. E ndërsa banorët që kanë banesat pa leje dhe duan dëmshpërblim të plotë vijojnë protestën, një pjesë tjetër kanë pranuar ofertën e bashkisë së Tiranës për t?u zhvendosur te banesat sociale në Shkozë.br br Mes atyre që kanë pranuar të zhvendosen është edhe familja Pira nga Peshkopia. Benjamin dhe Zymbyle Pira janë prindërit e një vajze dhe djali 21 dhe 18 vjeç, të cilët jetonin në kushte të vështira në një nga banesat pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe prej pak ditësh janë sistemuar në një nga shtëpitë sociale.br br Ata shprehen për emisionin Repolix se shtëpia që kishin te Unaza e Re ishin e mbuluar me llamarinë, ndërsa sot janë shumë të kënaqur me banesën sociale që u ka ofruar bashkia e Tiranës. Kryefamiljari thotë se ishin të vetëdijshëm prej vitesh se banesën e kishin ngritur në gjurmën e rrugës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri atyre një vizitë për t?i uruar për shtëpinë e re dhe i siguroi se mund ta përdorin atë pa afat (lexo këtu).br br Intervista për Repolitix e familjes Pirabr Benjamin Pira: Morëm vetëm rrobat e shtëpisë dhe plaçkat. Na lajmëruan në orën 10:00 të darkës se nesër do u prishim shtëpinë dhe ashtu ndodhi. Pranuam banesën sociale që na dha bashkia. Sa të mendonim që do të përfundonim në rrugë pranuam.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-11-28

Duration: 14:38

Your Page Title