Ora News - Mesazhi i Metës në ditën e Pavarësisë: Bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës

Ora News - Mesazhi i Metës në ditën e Pavarësisë: Bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës

Subscribe në Ora News këtu br Bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës ishte mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta në ceremoninë e ogranizuar për 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.br br Para pjesëmarrësve, ai solli në vëmendje përpjekjet e shqiptarëve për bashkim dhe liri, si dhe situatën që po kalon kombi.br br Ilir Meta: Sfidat aktuale që po përjetojmë kërkojnë klimë bashkëpunuese, ndjenjë të lartë të unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare. Shqiptarët kanë nevojë për forcimin e bashkëjetesës demokratike, për një klimë politike konstruktive, për një paqe sociale ku respekti ndaj lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Duhet reflektim nga të gjithë, për një mjedis më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës, për më shumë siguri juridike për pronën, për punën dhe të drejtat e njeriut.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-11-28

Duration: 01:42

Your Page Title