Ora News - Evropa Lindore me përqindjen më të lartë të infektimit me HIV në botë

Ora News - Evropa Lindore me përqindjen më të lartë të infektimit me HIV në botë

Subscribe në Ora News këtu Në Evropën Lindore është regjistruar një rritje e lartë e infektimit të njerëzve me HIVAIDS dhe është epidemia me rritje më të shpejtë në botë në botë, sipas një raporti të OBSH-së.br br Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në 2017, 130.000 njerëz u infektuan me virusin HIV, duke shënuar një rritje prej 29 të infeksioneve të reja që nga viti 2010.br br Rreth 30.000 infeksione të reja u regjistruan në Evropën Perëndimore për të njëjtën periudhë.br br Një përqindje më e lartë e diagnostikimit në fazat e vonshme të infektimit u regjistrua në Evropën Lindore sesa në Evropën Perëndimore.br br Për më tepër, shkalla për 100,000 njerëz ishte shumë më e lartë në Evropën Lindore, 51.1 sesa 6.4 për 100,000 njerëz në Evropën Perëndimore, thuhej në raport.br br Rusia kryesonte listën me 71 raste të reja të diagnostikuara për 100.000 njerëz vitin e kaluar.br br Sipas raportit ky është një vit tjetër alarmant për rritjen e numrit të diagnozave të reja të HIV në rajonin Evropian.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-11-29

Duration: 01:28

Your Page Title