Vijon shembja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

Vijon shembja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

Për të tretën ditë radhazi ka vijuar aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e ndërtimeve pa leje, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Mjetet e IMT-së dhe Bashkisë se Tiranës kanë vijuar me intensitet punën për shembjen e objekteve të tjera, pa leje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për ndërtime që janë në aksin kryesor të këtij segmenti, në afërsi të sheshit ?Shqiponja?. br br Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben. Të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s?kanë dokumente pronësie ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-11-29

Duration: 01:25

Your Page Title